Gazetari nxjerr FOTON: Vaji i kanabisit prodhohet në Shqipëri, një shiringë shitet 3,000 euro! Kimisti ka ardhur nga jashtë

Gazetari Artan Hoxha tha se në Shqipëri është prodhuar vaj kanabisi në mënyrë ilegale. Ai tha se një dozë e tij shkon në 2 -3 mijë euro dhe është prodhuar nga një kimist që vjen nga jashtë shtetit.
“Ky është vaj kanabisi i prodhuar në Shqipëri. E prodhon një kimist i ardhur nga jashtë, e kam futur në shiringë. Një dozë e tij shkon në 2-3 mijë euro dhe përdoret nga personat që janë me tumor. Ne sot ilegalisht prodhojmë vaj kanabisi”, tha Hoxha dhe publikoi foton e shiringës me vaj kanabisi.
Ndërkohë, ekonomisti Pano Soko i ftuar gjithashtu në emisionin “Opinion”, është shprehur se Shqipëria nuk do të ketë përfitim të madh ekonomik nga legalizimi i kanabisit. Sipas tij, do jetë e vështirë për të gjetur treg.
“Në do e marrim dhe do e përdorim vetë vajin e kanabisit se nuk e shesim dot. Sa nevojë kemi për kanabis mjekësor. Këtu është ngritur se industria e kanabisit do bëj namin, jo, kanabisi është segment shumë i vogël i industrisë medicinave.
Nuk do të thotë që mund të gjesh treg për të përfituar ekonomikisht. Maksimalisht mund të mendojnë që mund të mbushim tregun tonë. Përfitimi është shumë i ulët. Dy tonë, sa Maqedonia e Veriut dhe aty do e kemi ne 1 milion dollarë hajde të shikojmë se çfarë do fitojmë”, u shpreh Pano Soko.
