Gazetarja ukrainase strehohet në trojet shqiptare: Nga thellësia e zemrës, faleminderit

Rusët nuk kanë kursyer askënd në Ukrainë, ndërsa kanë vrarë edhe shumë gazetarë të njohur atje. Pas nisjes së luftës Rusi-Ukrainë, qeveria e Kosovës më 1 mars 2022, ndau 150 mijë euro, për pranimin e njëzet gazetarëve nga Ukraina.
Fondi mësohet se do të mbulojë shpenzimet për qëndrimin e gazetarëve ukrainas në Kosovë për një periudhë deri në gjashtë muaj. Ndërkohë dje në Kosovë ka zbarkuar gazetarja e parë nga Ukraina, Lyudmila Makey, si pjesë e programit “Gazetarët në Rezidencë në Kosovë”.
Lyudmila Makey është gazetarja e parë nga Ukraina që ka mbërritur sot në Kosovë, si pjesë e programit Journalist in Residence in Kosovo.https://t.co/kPmFioW1A3
— AGK (@AGK_AJK) April 17, 2022
Lajmi është bërë i ditur nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës. Gazetarja Makey e cila është larguar nga Ukraina për shkak të agresionit të Rusisë, pritet që të vazhdojë punën e saj nga Prishtina, ndërsa pas ardhjes në trojet shqiptare, Makey falënderon popullin e Kosovës për mikpritjen.
Ju falënderoj shumë të gjithë juve që më keni mundësuar të vij në Kosovë. Ky program më mundëson që të mbetem në profesionin e gazetares. Jam thellësisht e prekur me faktin se si njerëz tërësisht të huaj dëshirojnë të na ndihmojnë. Besoj që bashkëpunimi ynë dhe solidariteti nga gazetarët tjerë është një hap i rëndësishëm drejt paqes.
Ndërkohë strehimi i gazetares ukrainase është përshëndetur edhe nga presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko, i cili përmes Twitter falenderoi Kosovën.
From the bottom of my heart, thank the people of Kosovo for the support of Ukrainian journalists!
Lyudmila Makey, 1st of 20 🇺🇦 journalists that 🇽🇰 will host. You are the best – @gervallaschwarz @albinkurti @fluturakusari @ECPMF @EFJEUROPE Journalists are important! pic.twitter.com/yPlIzJcPFT— Sergiy Tomilenko (@Stommedia) April 17, 2022
Presidenti i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko:
Nga thellësia e zemrës sime, falënderoj popullin e Kosovës për mbështetjen e gazetarëve ukrainas! Lyudmila Makey, e para nga 20 gazetarët që Kosova do të presë.