Gazprom ‘çelësi’ i Putinit/ Ja se si presidenti po e përdor kompaninë e gazit për të përçarë Evropën

Rusia njoftoi ditë ne sotme se do ndalonte furnizimin me gaz për Poloninë dhe Bullgarinë, duke qenë se nuk pranuan të paguanin për të me rubla.
Një veprim ky që i shkon për shtat planit të Vladimir Putinit për të përçarë Evropën më dysh, teksa Gazpromi është çelësi.
Putini është padyshim i etur për të bërë presion dhe përçarë Evropën si hakmarrje për mbështetjen e saj për Ukrainën. Është një taktikë e cila, duke pasur parasysh dështimin e BE-së për të rënë dakord për një embargo të koordinuar të energjisë, duket se ka pasur sukses të paktën pjesërisht.
Tashmë një vend ka dalë hapur kundër embargos. Gjermania madje ka kundërshtuar në çdo diskutim idenë e ndalimit të gazit rus. Por edhe nga ana e Moskës zyrtare nuk duket ndonjë shenja për t’i mbyllur rubinetin e gazit Berlinit.
Ky është hapi i parë i përçarjes, ndërsa mbetet për tu parë se si do të vazhdohet më tej.