Gjykata heq pezullimin për Armand Dukën, por kreu i FSHF-së mbetet në hetim

Armand Duka, presidenti i FSHF-ës, i votuar për një mandat të 6-të, mund të rikthehet të ushtrojë detyrën e tij pasi Gjykata e Tiranës ka hequr masën e pezullimit.

Duka akuzohej për “shpërdorim detyre” dhe për “falsifikim dokumentesh”, akuza këto që do të qëndrojnë në fuqi, por Duka do të hetohet pa masën e pezullimit, pra do të vijoj të hetohet nga Prokuroria por në të njëjtën kohë mund të ushtrojë detyrën si presidenti i FSHF.

Gjykata e Tiranës ka pezulluar masën edhe për sekretarin e përgjithshëm, Ilir Shulku, ndërsa kë lënë në fuqi masën e pezullimit për anëtarin tjetër të FSHF-së, Ardian Haçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT