Goditja e radhës për Rusinë vjen nga Norvegjia, ja vendimi drastik që u mor

Vendi i radhës që do të mbyllë kufijtë dhe portet e saj për kamionët dhe anijet ruse është Norvegjia.
Norvegjia i bashkohet sanksioneve të vendosura nga BE-ja për luftën në Ukrainë.
Ministria e Jashtme norvegjeze tha se anijet ruse të peshkimit, të cilat shpesh zbarkojnë në portet në veri të Norvegjisë, do të përjashtohen nga sanksionet, raporton Reuters.
Arkipelagu Arktik Svalbard i Norvegjisë, i cili vepron sipas një traktati të viteve 1920 që lejon aksesin e zgjeruar të huaj, gjithashtu do të përjashtohet, tha ministria.