Incidenti Berisha-Alibeaj, Rama: Fragment xhudist që erdhi në Kuvend nga selia e PD

Kryeministri Rama solli në vëmendje protestën e 8 janarit në selinë e PD e cila u shoqërua me incidente dhune dhe e krahasoi me veprimin e Berishës që përzuri me forcë Alibeajn nga Foltorja e Kuvendit.

Rama: Një fragment nga zhvillimet në godinën këtu afër erdhi dhe u zhvillua  këtu në Foltore kështu që mori një rrjedhë paska xhudiste Parlamenti, por dua të rikthehem aty ku e nisa. Më vjen mirë që të paktën në gjithë këta zëra, disa nga bota tjetër, disa nga përshpirtja për kufomat e botës tjetër u dëgjua një zë nga kjo botë dhe bëri sens në diskutim. Po i referohem Mediut sepse është me rëndësi të vihen disa pika mbi I mbi atë që thamë. Për shpirtrat e lirë, të vdekur, quajini si të doni, nuk ëhstë ëfare fusha ime.

Zoti Mediu e para faleminderit që e kujtuat se në 2002 Presidenti u zgjidh me konsensuse. Zgjedhja me konsensus e Presidentit ishte meritë e PS dhe kryetarit sepse i kishin votat për të bërë ndryshe dhe nuk zgjodhën rrugën për të bërë ndryshe. Ne nuk i zgjedhim kundërshtarët, kjo nuk diskutohet, por me të vdekurit nuk bashkëpunojmë dhe kjo nuk diskutohet. Ka të vdekur që janë gjallë  dhe i kemi yje që na udhëheqin në rrugën tonë të jetës sepse janë të pavdekshëm. Ka të gjallë që janë të vdekur dhe një pjesë janë të vetëdijshëm.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT