Incidenti i Ramës në Gjermani, reagon Endri Fuga: S’kishte lidhje me…

Endri Fuga, zëdhënësi i kryeministrit Edi Rama ka reaguar në lidhje me lajmin e publikuar nga prestigjiozja gjermane Spiegel, për incidentin në avionin Lufthansa.
Në një reagim të fundit në Twitter, Fuga shkruan se incidenti i ndodhur është një lajm i vjetër dhe se kompania ajrore ka kërkuar edhe ndjese, pasi një prej anëtarëve te ekuipazhit ka pasur sjellje te pahijshme
Endri Fuga: Lajm i vjetër, për një incident që në thelb nuk kishte vendosjen e maskës, por sjelljen e pahijshme të njërit prej anëtareve të ekuipazhit. Ndjesa e kompanisë u pranua që atë dite.
Email-i i kompanisë “Lufthansa German Airlines” për kryeministrin Edi Rama:
Shkëlqesi, në emër të “Lufthansa German Airlines”, ju kërkojmë ndjesë që ju dhe familja juaj jeni larguar nga fluturimi LH442 i Lufthansa nga Frankfurt në Detroit më 3 dhjetor 2021 dhe na vjen shumë keq për çdo shqetësim që ju kemi shkaktuar. Ne ju kërkojmë ndjesë veçanërisht juve dhe familjes suaj, nëse sjellja e disa anëtarëve të ekuipazhit u perceptua si e papërshtatshme dhe nuk u trajtua me ndjeshmërinë dhe maturinë e nevojshme.
Lajm i vjeter, per nje incident qe ne thelb nuk kishte vendosjen e maskes, por sjelljen e pahijshme te njerit prej anetareve te ekuipazhit. Ndjesa e kompanise u pranua qe ate dite. pic.twitter.com/lqNNMSXeOU
— Endri Fuga (@endrifuga) April 15, 2022