Inteligjenca britanike “nxjerr zbuluar” planet e Putin: Synimet e ardhshme të Rusisë janë këto dy qytete

Presidenti rus Vladimir Putin po përgatitet për një ofensivë të re në rajonet lindore të Ukrainës.

Kështu ka konfirmuar inteligjenca britanike.

“Fjalimi i Putinit të martën nënvizoi interesin e tij për Donbass, ku ushtria ruse po sulmon forcat e armatosura dhe po përgatitet për një ofensivë në të cilat qytetet Kramatorsk dhe Kostiantynivka”.– shprehet në njoftimin zyrtar inteligjenca britanike.

Kujtojmë se ofensiva ruse nuk është ndalur teksa tashmë jemi në muajin e dytë ku mes Ukrainës dhe Rusisë ka luftë. Duket se deri më tani asnjë prej vendeve nuk ka në plan të tërhiqet teksa vdekje të shumta civilësh po regjistrohen dita ditës në Ukrainë./ Gazeta Shqip

Back to top button
LAJMET E FUNDIT