Ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare: Duhet të lëshohet urdhër-arresti ndërkombëtar për Putin

Carla Del Ponte, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, ka bërë thirrje që të lëshohet urdhër arresti ndërkombëtar për presidentin rus, Vladimir Putin.

Ajo deklarpi për mediat e huaja se “Putini është një kriminel lufte”.

“Nuk duhet të ndaloni, vazhdoni hetimin. Kur filloi hetimi për Sllobodan Millosheviçin, ai ishte ende president i Serbisë. Kush do ta kishte menduar atëherë se një ditë do të gjykohej? Askush”, tha ajo.

Ajo gjithashtu theksoi se është e tronditur nga varrezat masive në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, duke u shprehur se i kujton luftërat më të këqija të ndodhura në ish-Jugosllavi.

“Shpresoja të mos shihja më kurrë varreza masive. Kjo është e papranueshme”, ka thënë më tej ajo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT