Johnson bën paralajmërimin e frikshëm: Rusia mund ta fitojë luftën në Ukrainë

Kryeministri britanik Boris Johnson ka paralajmëruar se Rusia ka një “mundësi realiste” për të fituar luftën në Ukrainë, duke e quajtur situatën atje “të paparashikueshme” për momentin.
Duke folur për gazetarët në Nju Delhi, Johnson tha se Presidenti rus Vladimir Putin ka një “ushtri të madhe”, por shtoi:
“Ai ka një pozicion shumë të vështirë politik, sepse ai ka bërë një gabim katastrofik. E vetmja mundësi që ai ka tani është të përpiqet të vazhdojë të përdorë qasjen e tij të tmerrshme, të ashpër të udhëhequr nga artileria, duke u përpjekur të shkatërrojë ukrainasit.
Ai është shumë afër sigurimit të një ure tokësore në Mariupol tani. Situata është, kam frikë, e paparashikueshme në këtë fazë. Thjesht duhet të jemi realistë për këtë.”– tha ai.
Johnson tha se Britania tani po kërkon të dërgojë pajisje ushtarake në vende të tilla si Polonia, të cilat mund të dërgojnë “armë më të rëndë” për të mbështetur rezistencën e Ukrainës.
“Ne po shikojmë të dërgojmë tanke në Poloni për të ndihmuar pasi ata të dërgojnë disa nga T-72-të e tyre në Ukrainë,” tha Johnson, duke shtuar se Britania po shikon opsione të tjera si “mbrojtja kundër anijeve”.