Kacafytje gjatë peshimit, kundërshtari e provokoi me një puthje, Marku nuk ia përton…

LONDËR– Florian Marku ka zyrtarizuar ndeshjen e radhës në boksin profesionist. Shqiptari do të përballet me ish-kampionin britanik dhe të Commonëealth Chris ‘Rock n Rolla’ Jenkins, përballje që do të zhvillohet më datë 2 prill. ‘Mbreti Shqiptar’ ruajti rekordin e tij si i pamposhtur në nëntor duke mposhtur Jorick Luisetton, ndërsa Jenkins vjen në këtë duel me një fitore vendimtare ndaj ish-kampionit të unifikuar të botës në peshën super të lehtë Julius Indongo në Cardiff.