“Kam dëgjuar parashikime të ndryshme”/ Zelensky: Është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta

Presidenti ukrainas Zelensky, në një fjalim drejtuar kombit të tij është shprehur se është e vështirë të parashikohet se sa do të zgjasë lufta.
Sipas lajmit të transmetuar nga BBC, ai shprehet se ka dëgjuar qindra parashikime për përfundimin e luftër, por se sipas tij ende nuk dihet një datë e saktë se kur Rusia do t’i jap fund agrsionit të saj.
“Sigurisht që kam dëgjuar edhe parashikime të ndryshme. Kam më shumë informacione se disa media për qëllimet dhe aftësitë e ushtrisë ruse, rreth potencialit të ekonomisë ruse. Për gjendjen emocionale të shoqërisë në Rusi,” tha Zelensky.
Ndërkohë që sipas Zelenskyt dy faktorë do të përcaktojnë kohëzgjatjen e konfliktit.
“Suksesi i ushtrisë sonë në fushën e betejës është vërtet domethënës. Por ende jo aq sa për të larguar pushtuesit. Ne do t’i mundim,” tha ai.
“Sanksionet kundër Rusisë janë shumë domethënëse. Ekonomikisht të dhimbshme. Por ende nuk mjaftojnë që makina ushtarake ruse të mbetet pa mjetet e mbijetesës,” përfundoi Zelensky./ Gazeta Shqip