Kancelari gjerman: Gjermania partner i Shqipërisë në Bashkimin Evropian (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Gjermani për një vizitë zyrtare, ku ka takuar dhe kancelarin Olaf Scholz.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp, Scholz vlerësoi marrëdhëniet e mira mes dy shteteve, ndërsa theksoi se Gjermania do të angazhohet për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për integrimin në BE.

“Për Gjermaninë Ballkanin Perëndimor Ballkani ka rëndësi strategjike. Në këtë takim të parë u thelluam në një sërë temash për koordinimin e qasjes tonë përballë luftës kundër Ukrainës. Agresioni na bën të qartë se arritjen e dekadave të fundit nuk janë më të vetëkuptueshme. Gjermania angazhohet me këmbëngulje për hapjen sa më shpejt të negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo ka rëndësi për stabilitetin në rajon.

Marrëdhëniet tona me Shqipërinë janë të shkëlqyera. Unë gëzohem që në marrëdhëniet bilaterale kemi para nesh një përmirësim të ndjeshëm. Nesër do të nënshkruhet në Tiranë një marrëveshje reciproke për njohjen e patentave. Shqipëria ka bërë hapa për demokracinë dhe të drejtat e njeriut”, tha kancelari gjerman.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT