“Kanë kaluar në terror”/ Vladimir Putin akuzon perëndimin: Po përpiqen të vrasin gazetarët tanë

Putin ka akuzuar Perëndimin për përpjekje për të vrarë gazetarët rusë, por pa dhënë asnjë provë për këtë pretendim, raporton Sky news.

Ai pretendoi se një përpjekje e tillë ndaj një reporteri televiziv ishte penguar nga Shërbimi Federal i Sigurisë  së Rusisë (FSB).

“Këtë mëngjes, Shërbimi Federal i Sigurisë ndaloi aktivitetet e një grupi terrorist që planifikoi të sulmonte dhe të vriste një gazetar të famshëm televiziv rus”, tha Putin.

“Ata kanë kaluar në terror në përgatitjen e vrasjes së gazetarëve tanë.”

Më vonë, Rusia pretendoi se kishte arrestuar anëtarë të një grupi nacionalist që tentoi të vriste gazetarin pro-Putin, Vladimir Solovyev.

Sipas agjencisë së lajmeve Interfax, Moska thotë se të arrestuarit vepronin në emër të shërbimit special ukrainas.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT