Këshilltari i Trump i del në krah Berishës, akuza administratës Biden: Shpalli non grata atë por jo të dashurën e Putinit

Këshilltari i ish-Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell teksa kritikonte administratën e aktual Joe Biden, është ndalur edhe tek sanskionet dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Grenell ka kritikuar ashpër administratën e Joe Biden për shkak të qëndrimeve që po mbahen ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës.
Përmes një postimi në rrjetin social tëitter, ai thotë se administrate e Biden ka shpallur non grata ish kryeministrin Berisha në Shqipëri, ndërkohë që nuk i ka vendosur asnjë sanksion të dashurës së Vladimir Putinit.
“Administrata e Joe Biden ka vendosur sanksione mbi liderin e partisë konservatore në Shqipëri, por jo mbi dashnoren e Putinit. Media amerikane është e falimentuar”, shkruan Richard Grenell në mesazhin e tij në Twitter.
Joe Biden’s Administration has the leader of the Conservative party in Albania under sanctions – but not Putin’s mistress.
The U.S. media is bankrupt.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) April 25, 2022