Klitschko AKUZA të rënda ndaj BOTËS: Gjaku i civilëve është në duart tuaja! Ju jeni pjesë e këtij agresioni dhe vetëm po heshtni

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Wladimir Klitschko që prej fillimit ka luftuar kundër pushtimit rus në Ukrainë.

Teksa ishte duke folur për “Radio 5”, Klitschko tha se janë të shumtë ata civilë të cilët janë torturuar dhe më pas ekzekutuar në Bucha pasi forcat ruse u tërhoqën.

“Nuk kam menduar kurrë që njerëzit e tjerë mund ta bëjnë këtë me dikë që nuk po tregonte ndonjë rezistencë”, tha ai duke rrëfyer pamjet e tmerrshme e rrugëve të Ukrainës të mbushura plot me civilë të vrarë.

Ish-kampioni botëror i peshave të rënda vazhdoi t’i bëjë thirrje botës që të bëjnë më shumë për të kundërshtuar pushtimin rus të Ukrainës.

“Nëse qëndroni pasiv dhe thjesht vëzhgoni se çfarë po ndodh, ju jeni pjesë e këtij agresioni, ju po e mbështesni këtë agresion”, shtoi ai.

“Gjaku i civilëve është në duart tuaja. Nëse jeni duke vëzhguar në mënyrë pasive, ju duhet të merrni një pjesë aktive.”, shtoi kryetari i Bashkisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT