Koka e Bllako në burg, Rama: Kam patur bashkëpunim të shkëlqyer me ta, ç’faj kam unë që lajthisin ministrat

Kryeministri Edi Rama në një intervistë në TV Klan është shprehur se ka bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer me Lefter Kokën dhe Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët dhe se nuk është përgjegjësia e tij për veprimet që bëjnë ata.
Edi Rama: Të jemi të qartë në një gjë: Unë me Lefter Kokën kam bashkëpunuar në mënyrë të shkëlqyer, bashkë me Alqi Bllakon përsa i përket punës së përbashkët. Alqi Bllako nuk ka asnjë të sharë për sa i përket punës. Këto janë rezultate të një hetimi të thelluar. Këtë cështje do ta hetoje SPAK. Nuk është përgjegjësia ime nëse një ministër lajthit e bën ato gjëra. Kush do të fusë duart në xhepat e të tjerëve të vazhdojë.