Kokalari “sjell” në Kuvend Kanunin dhe Skënderbeun: Më vjen turp për nivelin e Amerikës, do të heqim qafe Joe Biden

Aktivistja Evi Kokalari është bërë pjesë e Kuvendit të thirrur nga Sali Berisha, ku u shpreh se i vjen turp për nivelin me të cilin sipas saj është përfaqësuar kohët e fundit SHBA.

“Prezantoj konservatorizmin amerikan dhe parimet e saj.  Fatkeqësia e Bashës ishte bekimi ynë. Ky Kuvend ishte falë atyre që llogaritë i bënë gabim që ditën e parë. Shqipërisë s’mund ti imponosh një lider me urdhër nga elementë të huaja sepse ne jemi pasardhës së Gjergj Kastriotit.

Kjo është tokë e ilirëve dhe shqiponjave, ne jemi njerëz të zakoneve dhe kanunit, mikpritës dhe të besës që s’mund të lëmë kurrë t’u ndodhë diçka miqve tanë. Por kjo mikpritje keqkuptohet dhe merret për naivitet dhe dobësi. Dhe abuzohet deri në pikën që ne jemi të detyruar që t’u tregojmë vendin. Më vjen turp kur shikoj nivelin si është prezantuar Amerika në kohët e fundit, por edhe si është katandisur PD.

Ti kthehem Amerikës, doja të flisja dhe tju thoja vlerat amerikane e kanë bërë republikën më të sukseshme në botë dhe konservatorët amerikanë do tja kthejnë këtë prestigj SHBA dhe do të heqin qafe individë si Joe Biden dhe ata që kanë marrë peng amerikën në mënyrë të paligjshme, Fatkeqësisht ata gjenden sot në Shtëpinë e Bardhe dhe paaftësia e tyre duken qartë si në adimistrimin e vendit,Nëse Trup do të ishtë në Shtëpinë e Bardhë lufta në Ukrainë nuk do ndodhte. Berisha nuk do ishte non grata”, tha Kokalari.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT