Kongresi i PS/ Rama nuk kursen sulmet për PD, tallet me Nard Ndokën: Imagjinoni takimin në zyrë mes Covid-it dhe ministrit…

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer sulmet për Partinë Demokratike gjatë fjalës së tij në Kongresin e socialistëve.
Rama tha gjatë fjalës së tij se Shëndetësia gjatë kohës që qeverisej nga PD ka qenë “sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për të.
Rama vazhdoi dhe më tej duke u tallur me ish-ministrin e shëndetësisë në atë kohë, Nard Ndoka. Salla shpërtheu në të qeshura kur Ramam u shpreh: “Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën”.
“Them se ndryshimi që kemi sjellë në përkujdesjen sociale është më i thellë se dallimi i ditës më me dritë me natën më të errët. Njerëzit shkonin me çarçaf e batanije në krahë për të shtruar njerëzit në spital. Parafytyroni që shëndetësia për vite ishte sektori që u jepej nga partia e madhe kaçakëve të koalicionit sepse askush nuk donte t’ia dinte për shëndetësinë. Ishte një kockë për tua hedhur bandave politike, dhe simboli i këtij ndryshimi për të mos thënë fjalë të gjata ka dy fjalë: Nard Ndoka ministër i shëndetësisë. Merreni me mend vetë takimin në zyrën e ministrit mes COVID dhe Nard Ndokën!”– tha Rama, ndërsa salla shpërtheu në të qeshura.