KPA e shkarkoi/ Reagon Imeraj: Vendim në shkelje të ligjit, puna ime ka folur qartë

Ish-prokurorja Elisabeta Imeraj ka reaguar pas vendimit të KPA për shkarkimin e saj nga detyra.
Ajo ka deklaruar se vendimi është dhënë në shkelje të ligjit, pa marrë parasysh asnjë pretendimi të paraqitur nga ajo, ndërsa shtoi se shpreson që ta ketë të argumentuar kush e do të shkarkuar.
“Jam e çuditur, vendimi është në kundërshtim me procesin ligjor, u dha pa marrë parasysh asnjë lloj pretendimi të paraqitur nga ana ime.
Shpresoj ta kem të argumentuar kush e shpreson shkarkimin tim nga sistemi i drejtësisë. Jeni të ftuar në cilësinë e gazetarëve të merrni çdo fletë të dosjes hetimore, ku vërtetohet se Imeraj ka zero pasuri në pronësi dhe bashkëpronësi. Puna ime prej 17 vitesh ka folur qartë se si është kryer puna e prokurorit dhe rezultatet e marra prej tyre. Më shumë se 160 të pandehur janë dënuar me formë të prerë dhe vetëm tre prej tyre kanë marrë pafajësi. “Kush dhe pse ka qenë e nevojshme administrimi i dosjes sime në KPK, kartela e pasurisë në emër të saj. Nuk ka elementë të dyshimtë në emrin e Elizabeta Imerajt. Unë e konsideroj jo të pranueshme faktin joemocionalisht të lidhur, vetingu të mos shndërrohet në gjueti shtrigash. Dikush mund të mos e dëshiroj fare Elizabeta Imerajn si prokurore. ” -tha Imeraj.