Kriza e energjisë/ Paralajmëron Rama: Do vendoset çmim i ri për energjinë elektrike, ja kush preket

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se së shpejti në vendin tonë do vendoset një çmim i ri për energjinë elektrike, për ata që konsumojnë më shumë.

Gjatë fjalës së tij në Kongresi ne Partisë Socialiste, Rama, duke ju referuar luftës në Ukrainë, tha se fatkeqësia botërore ka ndikuar të gjitha vendet duke prekur çmimet, prandaj do duhet që për të përballuar krizën të merren masa.

“Sot qeveria paguan diferencën mes faturës që shkon në qindra familje dhe në 95 mijë biznese të vogla, të çmimit real të energjisë. Kjo kërkon shumë para të cilat hiqen nga diku tjetër. Askush nuk e di për sa kohë do duhet të përballemi me këtë çmenduri në çmimin e energjisë elektrike. Në funksion të asaj që kemi më shumë nevojë, sensit të shpërndarjes së barrës dhe marrjes përsipër të peshave nga kjo peshë e përbashkët, së shpejti do vendosim një çmim tjetër për ata që konsumojnë më shumë energji elektrike sepse janë më të pasur. Nuk ka asgjë më normale se sa të shkojmë kundër rrymës së sistemit, për të mos lejuar që pensionistët të kenë një dhimbje koke të shtuar për shkak të faturës së energjisë.

5% i konsumatorëve që konsumojnë  më  shumë nuk do të vazhdojmë t’i mbajmë me të njëjtën kujdes si punonjësit e zakonshëm, familjet e thjeshta,  fermerët dhe pensionistët, ashtu si 95% e konsumatorëve.

Ai 5% do duhet të marrë pjesë me para në këtë përpjekje të përbashkët. Situatë e jashtëzakonshme nuk u kërkohet atyre që kanë më pak por atyre që kanë më shumë.”– tha Rama.

Rama paralajmëroi edhe më herët ndërhyrjen në çmimin e energjisë elektrike për shtresën e abonentëve që harxhojnë më shumë sipas tij.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT