Kryebashkiaku më i mirë në 20 vite/ Demokratët zgjedhin Ramën para Bashës; socialistët duan Erion Veliajn edhe një mandat tjetër (SONDAZHI)

Qytetarët e Tiranës mendojnë se kryebashkiaku më i mirë në 20 vitet e fundit është kryeministri Edi Rama. Pas tij është kryebashkiaku aktual Erion Veliaj dhe me 4.6% është Lulzim Basha.
Euronews Albania ka pyetur banorët e kryeqytetit për disa çështje dhe mes tyre është dhe pyetja për kryebashkiakun më të preferuar. Me 30.80% ata zgjedhin Edi Ramën, me 25.30% Erion Veliaj dhe 4.60% Lulzim Bashën. Ndërkohë, 39.30% nuk kanë mendim.

Po ashtu, janë pyetur dhe votuesit e PD dhe ata të PS se cili ka qenë sipas tyre kryebashkiaku më i mirë në 20 vitet e fundit. Socialistët kanë zgjedhur me 45.90% se Erion Veliaj është më i mirë dhe se Edi Rama, për të cilin janë shprehur 43.30% të votuesve të majtë.
Bie në sy se mes votuesve demokratë, dy kryebashkiakët e majtë Edi Rama dhe Erion Veliaj, kryesojnë me 23.80% ndaj Lulzim Bashës që ka vetëm 13.00%. Edhe nëse krahasohen të ndarë, demokratët e Tiranës mendojnë se Edi Rama është më i mirë se Lulzim Basha.

Lidhur me zgjedhjet e ardhshme të vitit 2023, banorët e Tiranës janë pyetur se cilin do të donin si kandidat të PS për kryeqytetin. 40.5% mendojnë se Erion Veliaj, 18.1% duan një tjetër dhe 41.4% janë shprehur “nuk e di”.
Ndërkohë, për kryebashkiakun e ardhshëm janë pyetur dhe votuesit socialistë. Në një masë të madhe, 77.6% e tyre kanë zgjedhur Erion Veliajn. 9.7% janë shprehur për “një tjetër”, kurse 12.7% kanë thënë “nuk e di”.

