Kur do rritet çmimi i energjisë? Ahmetaj: Projektligji gati, ja kush preket

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se qeveria e ka gati projektligjin për rritjen e çmimit të energjisë.
Më herët, kryeministri Edi Rama paralajmëroi se çmimi do të rritet për ata që konsumojnë më shumë se 700 kë Sipas Ahmetajt, bëhet fjalë për 25% të konsumit të energjisë, ndërsa shtoi se këtu përfshihen rreth 5% të familjeve. Ahmetaj theksoi se nga ky ndryshim nuk preken familjarët dhe bizneset e vegjël.
“Pyetja juaj më jep një mundësi që të shpjegoj me qytetarët se sa i përket biznesit të vogël dhe familjarëve, nuk do të ketë rritje të energjisë elektrike. Në raport me mundësitë dhe progresivitetin, ka një pjesë të vogël të familjeve, që harxhojnë rreth 25% të konsumit të energjisë, që kalojnë mbi 700 km. Ato familje që harxhojnë 700kv në raport me ato familje që nuk i kanë ato mundësi, do të trajtohet më ndryshe.
Familjet që harxhojë më pak, nuk i ndryshon çmimi. Ato familje që harxhojnë, nuk harxhojnë kot. Nëse ne ato rreth 75-00 sipërmarrje të tensionit të ulët do i kishim lënë në mëshirë të tregut, do paguanin 134 lekë. Nuk i kemi lënë në mëshirë të fatit. Jo qytetarëve të këtij vendi, ata që kanë harxhim normal të energjive, dhe kanë të ardhura mesatare dhe të ulëta, nuk do iu rritet asnjë cent çmimi. Qeveria do të vazhdojë t’ju subvencionojë çmimin. Edhe për 7500 bizneset e nivelit të mesëm do i subvencionojnë.”, tha Ahmetaj.