Kur do të përfundojë lufta në Ukrainë? Presidenti Macron jep lajmin e keq

Presidenti francez Emmanuel Macron ka paralajmëruar se ka pak shpresa që lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti.
“Kjo luftë për fat të keq nuk do të ndalet në ditët në vijim,”- tha Macron për stacionit francez RTL të premten.
Sipas CNN, ai vuri në dukje 9 majin si një ditë të rëndësishme për ushtrinë ruse, duke e quajtur pothuajse të sigurt që për presidentin Putin 9 maji duhet të jetë një ditë fitoreje.
“Unë mendoj se ata do të përqendrojnë përpjekjet e tyre në Donbas. Mendoj se do të përjetojmë skena shumë të vështira në ditët dhe javët në vazhdim në Donbas”-tha Macron.