Legalizimi i kanabisit/ Ahmetaj: Po konsultohemi me ndërkombëtarët, ja kur miratohet ligji

Zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë në një komuniko me mediat pas mbledhjes së qeverisë ditën e sotme.
I pyetur se kur do të bëhet legalizimi i kanabisit në vend, Ahmetaj tregoi se aktualisht Qeveria ndodhet
në fazë diskutimesh me shtete më të zhvilluara e shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete.
“Jemi duke u konsultuar me shumë shtete të zhvilluara, se si funksionon kjo rëndom në vendet e Evropës dhe Rajonit. Sigurisht me këtë konsultim do të maturojmë shumë shpejt draftligjin dhe do të vijojmë procesin”, tha Ahmetaj.