Legalizimi i kanabisit/ Berisha flet si mjek: Pse është i dëmshëm për shëndetin e njeriut

Sali Berisha në një konferencë për shtyp ditën e sotme ka folur si mjek duke dhënë arsyet se pse kanabisi është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Kjo konferencë nga ish-kryeministri vjen pasi Edi Rama tha se do legalizohet kanabisi për arsye mjekimi pas vendimit të marrë nga vetë populli në Këshillimin Kombëtar.

Berisha thotë se sipas studimeve të bëra në të gjitha universitetet më të mira të botës, kanabisi krijon probleme serioze në procesin e trurit.

“Ky vendim është për rrënimin e shëndetit. Jam i vetëdijshëm që vaji i kanabisit përdoret për lehtësimin e disa rrethanave, ankthit, dhimbjeve dhe rrethanave të tjera.

Në këtë kontekst të dhëna nga mjeku nuk ka ndonjë kundërshti, por është faktuar se kanabisi krijon problem serioze strukturore dhe në procese të trurit. Kanë faktuar se shumëfishon shfaqjen e psikozave më të rënda. Jep ndryshime strukturore në trurin e përdoruesve të saj.

Kanë faktuar që është i dëmshëm për zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Kanabisi ka në përbërje mbi 50 lëndë kimike dhe efektet e tyre anësore nuk janë të mira,” tha Berisha.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT