Lufta në Ukrainë! Sa gjasa ka që Putin të sillet në Gjykatën e Hagës për krime lufte?

Presidenti i SHBA Joe Biden ka bërë thirrje që presidenti rus Vladimir Putin të dërgohet në gjykatën Ndërkombëtare të Krimeve të Luftës në Hagë, për të gjitha barbaritë që ushtria e tij ka kryer në Ukrainë.
Por cila është mundësia që Putin të përfundojë në gjykatën e Hagës?Ashtu siç shpjegon BBC në aspektin juridik është shumë më e lehtë të kapësh ushtarët që kanë kryer krimet se sa Putinit që i ka urdhëruar ato.
Një nga sfidat përfshin zinxhirin komandues që provon se një lider ka autorizuar mizorinë ose ka ‘mbyllur sytë’ përballë krimeve të tilla.
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) është një organ i përfshirë në ruajtjen e të ashtuquajturave ‘rregulla’ të luftës.
Kryeprokurori i saj ka thënë se ka një bazë të arsyeshme për të besuar se në Ukrainë kanë ndodhur krime lufte, edhe pse gjyqtarët e GJNP-së mund të lëshojnë urdhër-arreste, gjykata nuk ka forcën e saj policore.
Në vend të kësaj, ajo mbështetet te shtetet anëtare për të arrestuar të dyshuarit – dhe Rusia nuk është më anëtare. Ndërsa Moska vazhdon të mohojë se ka masakruar civilët ukrainas që nga pushtimi i saj deri më sot.