Macron mban fjalimin e fitores para francezëve: Lufta e Ukrainës tregon se po jetojmë kohë tragjike

‘Unë jam presidenti i të gjithëve’
Macron falenderon të gjithë ata që votuan për të dhe thotë se është i vetëdijshëm që shumë e votuan për të bllokuar të djathtën ekstreme.
Ai thotë se po mendon se kush janë ata që abstenuan dhe gjithashtu ata që votuan për Le Pen, të cilët sot janë të zhgënjyer, thotë ai, nga përkrahësit e tij.
Ai u bën thirrje atyre në turmë që të mos i shajnë ata.
“Që tani e tutje, unë nuk jam më kandidat i një kampi, por president i të gjithëve”.
Unë u them atyre që votuan për të djathtën ekstreme se përgjegjësia ime dhe e ekipit tim do të jetë të adresoj shqetësimet e tyre.
“Unë do të punoj për një shoqëri më të drejtë dhe barazi mes burrave dhe grave,” thotë Macron.
“Ne duhet të tregojmë respekt sepse vendi ynë është kaq i ndarë… askush nuk do të lihet anash”, thotë ai.
Për votuesit që votuan jo për të, por kundër të djathtës ekstreme, ai tha se ishte i detyruar për vitet në vijim.
Presidenti thotë gjithashtu se “kjo epokë e re nuk do të vazhdojë me metodat e pesë viteve të fundit”.
“Lufta e Ukrainës tregon se ne po jetojmë kohë tragjike.” dhe shton se Franca duhet të ndërtojë forcat e saj.
Ai e mbyll fjalën e tij duke thënë se është krenar që i shërben sërish popullit francez.
Fjalimi i tij pasohet nga interpretimi i Marsejezës, himnit kombëtar francez.
Mjetet e ndarjes së artikullit