Manifestimi për Ukrainën/ Të pranishëm qindra qytetarë, bëhen pjesë edhe ambasadorët e rëndësishëm

Këto janë pamjet që vijnë këtë të premte nga kryeqyteti. Qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugët e Tiranës në një manifestim për Ukrainën.

Pjesë e tij janë bërë edhe Ambasadori i Ukrainës në vendin tonë, Volodymyr Shkurov, së bashku me Kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ambasadoren amerikane Yuri Kim.

Me flamuj të Ukrainës në duar, ata po marshojnë drejt ambasadës ruse në vendin tonë. Kjo e premte shënon ditën e 44 të luftës në Ukrainë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT