Masakra në Bucha, Rusia kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë në OKB

Rusia ka kërkuar të mbajë sot një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Me anë të një postimi në twitter Dmitry Polyansky, zëvendës përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të Rusisë shkruan se kërkojnë takim pas provokimit radikal ukrainas në Bucha.
“Në dritën e provokimit të urryer të radikalëve ukrainas në Bucha , Rusia kërkoi një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të hënën më 4 prill” shkruan ai në postimin e tij.
Zëdhënësja e ministrisë së jashtme të Rusisë, Maria Zakharova shtoi se takimi do të diskutojë përpjekjet e Kievit për të ndërprerë bisedimet e paqes dhe për të përshkallëzuar dhunën me një “provokim” në Bucha.
Së fundmi, mediat ndërkombëtare kanë publikuar disa pamje ku shihen varret masive në një zonë të Buchas, dhe me dhjetëra viktima në rrugë.
Mirëpo për maskarën në Bucha Rusia tha se ishte një provokim dhe se ushtarët rusë janë tërheqyr nga atje më 30 mars dhe se asnjë civil nuk është vrarë gjatë atij që ato cilësojnë si Operacion Special.