Masakra në Bucha/ SHBA do të kërkojë pezullimin e Rusisë nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kërkojnë pezullimin e Rusisë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut.
Ambasadorja e ShBA në OKB, Linda Greenfield tha se pjesëmarrja e Rusisë në këshillin e të drejtave të njeriut është një farsë, hipokrizi dhe një gjë e gabuar, prandaj sipas saj ka ardhur momenti që asambleja e përgjithshme e OKB-së të votojë për ta hequr.
Kjo kërkesë e Uashingtonit vjen pas masakrës së ndodhur në Bucha, qytet pranë Kievit, ku mbi 400 civilë ukrainas u gjetën të vdekur në rrugët e qytetit.
Një shumicë prej dy të tretash nga asambleja prej 193 anëtarësh në Nju Jork mund të pezullojë një shtet nga këshilli për kryerjen e vazhdueshme të shkeljeve të rënda dhe sistematike të të drejtave të njeriut gjatë anëtarësimit të tij.