Mbi 3 orë marrje në pyetje/ Zbardhet dëshmia e Lefter Kokës në SPAK

Ka përfunduar pyetja në SPAK e ish-ministrit Lefter Koka në lidhje me çështjen e inceneratorëve.
Mësohet se Koka para hetuesve nuk ka pranuar asnjë akuzë, ndërsa ka deklaruar se nuk i njeh kompanitë e përmenduara si të përfshira në abuzim.
“S’kam shpërdoruar detyrën. Kam zbatuar ligjin. Kam ngritur Komisione në përputhje me ligjin. Kryeni ekspertim nëse ka punime ose jo. Nuk i njoh fare kompanitë që përmendni”, ka thënë Koka.
Që në orën 10:00 të ditës së sotme është marrë në pyetje për procedurat e dhënies së koncesionit për inceneratorin e Fierit, pasi Lefter Koka dyshohet se ka përfituar rreth 1,2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit.