Mbi 30 të vdekur/ Raketat ruse godasin stacionin e “arratisjes” së ukrainasve

Kompania shtetërore hekurudhore e Ukrainës njofton se më shumë se 30 njerëz janë vrarë dhe mbi 100 të tjerë janë plagosur në një sulm me raketa ruse në stacionin e trenit Kramatorsk.

Kramatorsk ishte një nga stacionet më lindore që ende funksiononte në Ukrainë, dhe guvernatori i Donetsk tha se mijëra njerëz ndodheshin aty kur ranë raketat ruse.

Kreu i hekurudhave ukrainase tha se dy raketa goditën stacionin. Kramatorsk njihej gjerësisht si një nga rrugët kryesore të evakuimit jashtë Ukrainës lindore.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT