“Më e keqja nuk ka ardhur akoma”/ Paralajmërojnë zyrtarët ukrainas: Qytetet në lindje të vendit në rrezik shkatërrimi

Me tërheqjen e trupave ruse nga disa territore të Ukrainës, u krijua ideja se situata më e keqe kaloi. Por, sipas autoriteteve nga Kievi zyrtar, situata më e vështirë është në lindje të vendit.

Vadym Denysenko, këshilltar i ministrit të Brendshëm të Ukrainës deklaroi se forcat ushtarake  kanë vëzhguar një grumbullim të forcave ruse në atë zonë.

“Situata më e vështirë tani është, natyrisht, në Ukrainën lindore,” tha ai në komentet televizive. “Ky është rajoni i Luhanskut – në zonën e Rubizhne, në zonën e Popasna … [ku] ka, në fakt, shkatërrimin e qyteteve. Fatkeqësisht, rusët vazhdojnë të bëjnë gjithçka që bënë më parë në Kharkiv, Sumy, Chernihiv, e kështu me radhë, për të shkatërruar infrastrukturën civile. Dhe, natyrisht, është dhe Mariupol, i cili është ende nën kontrollin e Ukrainës dhe që ende po lufton.”

‘Përparimet e fundit nga forcat ruse në rajonin e Kharkiv mund të bëjnë që qyteti lindor i Ukrainës, Sloviansk, të kthehet në objektivin e radhës të ofensivës ruse.”- tha Instituti për Studimin e Luftës, një institut me bazë në Uashington.

“Situata tani është shumë e vështirë në drejtim të Slovianskut dhe Kramatorskut,” tha Denysenko. “Këto janë pikat kyçe në këtë fazë të kësaj lufte. Unë besoj, në fakt, rezultatet e të paktën kësaj faze të kësaj lufte do të varen kryesisht nga luftimet në lindje.”

Krerët e administratave ushtarake rajonale të Donetsk dhe Luhansk u kanë kërkuar banorëve në disa prej atyre rajoneve lindore të evakuohen, vuri në dukje Denysenko.

“Të gjitha korridoret humanitare që po hapen janë zyrtarisht të deklaruara nga shteti”, tha ai. “Mbajeni këtë parasysh dhe nëse keni mundësinë të kaloni nëpër këto korridore – sigurohuni t’i përdorni ato. Sepse ne e kuptojmë se strategjia e vetme e Federatës Ruse është strategjia e shkatërrimit të vendbanimeve.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT