“Më garantoi…”/ Berisha zbulon propozimin e fshehtë të Yuri Kim pas 6 marsit

Sali Berisha në një intervistë për A2CNN mbrëmjen e sotme ka treguar për herë të parë se ambasadorja Yuri Kim i ka dërguar një person në zyrë, ku i propozonte që të hiqte dorë provizorisht nga gara për kryetarin e PD-së.
Jo vetëm kaq, por sipas tij ajo i kishte garantuar edhe largimin e Lulzim Bashës.
“Ishte një përpjekje e dështuar e radhës e zonjës për të përcaktuar kreun e PD-së. Unë dua t’i njoh qytetarët shqiptarë dhe demokratët në veçanti se pas zgjedhjeve të 6 marsit guvernatorja Kim dërgoi në zyrën time një person me propozimet e saj.
Propozime që konsistonin që unë të hiqja dorë provizorisht nga gara për kryetar të PD-së, të caktoja cilindo njeri që doja unë dhe atë provizorisht dhe më pas mund të kandidoja vetë për kryetar, duke paraqitur garanci të plotë se Basha do të largohej dhe do të pranonte vendimet.
Përgjigjia ime ishte një refuzoj në mënyrë kategorike çdo ndërhyrje tuaj në problemet e brendshme të PD,” tregon Berisha.