“Me prirje diktatori dhe aleat i vjetër i Putin”/ Viktor Orban rizgjidhet kryeministër në Hungari

Kryeministri nacionalist i Hungarisë Viktor Orban shënoi fitoren e katërt radhazi në zgjedhjet e së dielës, edhe pse jashtë pritshmërie.
Orban njihet si për ambicien e tij për një shtet konservator, “joliberal” dhe pro Moskës. Si mbështetës i Vladimir Putin, fushata e tij pati lëkundje, duke zvogëluar shanset e fitores, por ai ndërmori një fushatë të suksesshme për të bindur elektoratin kryesor të partisë kundërshtare se aleanca gjashtëpartiake e opozitës e Peter Marki-Zay, e cila premton të rregullojë lidhjet me Bashkimin Evropian, mund ta çojë vendin në luftë.
Opozita i mohoi këto akuza, por ato rezultuan pozitive për fushatën e Orban.
“Ne kemi shënuar një fitore kaq të madhe, saqë mund të shihet edhe nga Hëna”, tha ai. “Ne kemi mbrojtur sovranitetin dhe lirinë e Hungarisë.”– deklaroi ai në daljen e parë publike pas fitores.
Rezultatet paraprake me rreth 98% të votave të numëruara në listën e partive kombëtare treguan se partia Fidesz e Orbanit kryeson me 53.1% të votave kundrejt 35% për aleancën opozitare të Marki-Zay. Fidesz po fitonte gjithashtu 88 nga 106 zonat elektorale me një anëtarë.
Bazuar në rezultatet paraprake, Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve tha se Fidesz do të kishte 135 vende, një shumicë prej dy të tretash dhe aleanca e opozitës do të kishte 56 vende në parlament. Një parti e ekstremit të djathtë e quajtur Atdheu ynë do të hynte gjithashtu në parlament, duke fituar 7 vende.
Fitorja e tij e rehatshme mund të inkurajojë Orbanin, 58 vjeç, në agjendën e tij politike, për të cilën kritikët thonë se përbën një përmbysje të normave demokratike, lirisë së medias dhe të drejtave të pakicave, veçanërisht homoseksualëve dhe lesbikeve.
Duke pranuar humbjen, Marki-Zay, 49 vjeç, tha se fitorja e Fidesz ishte për shkak të asaj që ai e quajti makinën e madhe të propagandës, duke përfshirë dominimin e medias.
“Unë nuk dua të fsheh zhgënjimin tim, trishtimin tim… Ne e dinim se kjo do të ishte një fushë loje e pabarabartë,” tha ai. “Ne e pranojmë se Fidesz mori një shumicë të madhe të votave. Por ne ende diskutojmë nëse këto zgjedhje ishin demokratike dhe të lira.”