Mes liderëve të kompanive energjitike, Rama: Ëndrra e Skavicës do na jap pavarësi, Shqipëria shndërrohet në eksportuese

Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në Pallatin e Brigadave liderët e disa prej kompanive më të mëdha energjitike Amerikane dhe Europiane, për të folur për situatën aktuale pas luftrës në Ukrainë dhe planin ambicion të transformimit të vendit tonë.

Rama mori shembull hidrocentralin e Skavicës dhe tha se kjo ëndërr e gjatë që po bëhet realitet do të rrisë me 20% prodhimin e energjisë dhe Shqipëria do të kthehet në eksportues neto. Kryeministri u ndal dhe te transformimi i OSHEE.

“Si lojtari më i vogël në këtë sallë, edhe pse më i gjati, ju falënderoj për pjesëmarrjen. Jam i lumtur që ky takim kaq i fuqishëm mbahet në Tiranë. Ju falënderoj që dëshmoni interesin tuaj që së bashku të realizojmë programin e ndryshimit për Shqipërinë, programin e ndryshimit për rajonin.

Disa ditë më parë vizitova Presidentin Alijev dhe me kënaqësi ndjeva interesin e lartë që ka për tu përfshirë në tubacionin joniano-adriatik, që mund të jetë një fuqi e madhe energjie për Evropën që sa më shumë të fitojë një pavarësi nga gazi rus.

Ëndrra e gjatë e hidrocentralit të Skavicës do të rrisë më 20% prodhimin e energjisë dhe do na lejojë të na japë një shtytje përpara drejt pavarësisë energjitike. Këto tregojnë një potencial për të shndërruar Shqipërinë brenda kësaj dekade në një eksportues neto të energjisë.

Vetëm disa vite më parë na është dashur të marrim një sistem të falimentuar të energjisë. Vetëm gjysma paguhej dhe gjysma e energjisë humbej. Me një borxh të OSSHE shkonte 5 % GDB tonë. Kjo mbështetej në një anarki dhe mungesë investimesh” shtoi kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT