Mesazhet e fshehura të Putin, çfarë zbuloi videoja e takimit me Lukashenkon?! Njësoj si Hitleri…

Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e nisur më 24 shkurt të vitit 2022 është kthyer në një kryefjalë në të gjithë botën. Putin është ndër liderët më të komentuar ditët e fundit. Mediat e huaja një ditë më parë kanë publikuar një video, ku shihej presidenti rus, duke iu dridhur duart.
Përmes fotove të publikuara u shtuan më shumë dyshimet mbi shëndetin e liderit të Kremlinit, që thuhet sistematikisht kohët e fundit që vuan nga një sëmundje.
Mediat raportojnë se video është fiksuar gjatë takimit që Putini pati me liderin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko. Lideri rus, shfaqet duke iu dridhur duart në mënyrë të pa kontrolluar gjatë takimit me mikun e tij.
Kjo nxiti spekulime të mëtejshme për gjendjen e tij shëndetësore pasi pamjet dhe imazhet u shfaqën që tregonin fytyrën e tij të fryrë. Për analogji, mediat kanë risjellë disa fakte nga Adolf Hitler dhe gjendjen e tij të dobët shëndetësore teksa Gjermania përballej me humbjen totale në Luftën e Dytë Botërore.
Ndërkohë theksohet se imazhet e Hitlerit janë parë nga fundi kur ai u pa gjallë dhe shfaqej jashtë bunkerit të tij në Berlin.
Ajo kishte si qëllim të tregonte se si Hitleri ishte ende në komandë, edhe kur trupat e Bashkimit Sovjetik po rrethonin kryeqytetin gjerman. Klipi, i cili u zbulua në një laborator filmi në Gjermaninë Lindore në vitet 1970, tregoi dorën e majtë të liderit nazist duke u dridhur fuqishëm teksa ai e mbante pas shpine, për të shmangur skenat e “turpshme”.
Parkinsonit në fillim të luftës.
Përveç dëmtimit të proceseve të të menduarit, Parkinson mund të dëmtojë qëndrimin dhe kontrollin e muskujve. Kujtojmë se Hitleri vrau veten brenda bunkerit të tij, i cili ishte ndërtuar pranë Kancelarisë së Rajhut të Berlinit, më 30 prill 1945.
Vrasësi masiv i mori jetën edhe gruas së tij Eva Braun, me të cilën ishte martuar një ditë më parë.