Meta i kërkoi prova, përgjigjet Veliaj nga Kongresi i PS: Fiksimaxhi që rrihesh me policët

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i është përgjigjur ditën e sotme Presidentit të Republikës,Ilir Meta.
Duke e cilësuar Ilir Metën “një fiksimaxhi që rrihet me policët”, Veliaj u shpreh nga Kongresi i PS-së se punimet e këtij Kongresi treguan dhe kontrastin e thellë që ekziston mes socialistëve dhe Presidentit të vendit.
“Ishte një Kongres me risi, aq sa komshiu përballë doli në konferencë për të sqaruar atë që njerëzit e dinë dhe mirë që doli se tregon kontrastin mes ne dhe një fiksimxhiu që rrihet me policët, shyqyr që shpëtuan policët e Pallatit të Kongreseve në ndryshim nga ato të FRD-së, aq i madh është hendeku mes 2 krahëve të politikës”, tha Veliaj nga Kongresi i Partisë Socialiste gjatë fjalës së tij./ Gazeta Shqip