Meta: Mjafton vetëm dëshmia e ketij personi, për të futur në burg gjysmën e Qeverisë

Ilir Meta ka deklaruar se mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave Shkëlqim Cani në komisionin hetimor të Inceneratorëve për të vendosur përpara drejtësisë gjysmën e qeverisë.

Sipas Metës, Cani e dinte rëndësinë e firmave ai, se “ka qenë zëvendëskryeministër ai në vitet 90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg”.

“Afera vazhdon dhe treshja e famshme ka dalë jashtë vendit. Zotërinjtë që janë ndaluar do të bëjnë sikur janë ndaluar do bëjnë sikur po marrin disa dënime për të shpëtuar disa gjëra të tjera dhe përfshirjen e tyre në grup të strukturuar kriminal. Unë iu bëj thirrje që të bëhen të gjithë të penduar dhe të tregojnë se kush iu ka dhënë garanci për të shkelur ligjet në mënyrë kriminale.

Mjafton vetëm dëshmia e ish-ministrit të Financave në Komisionin e Parlamentit për të vënë përpara përgjegjësisë të paktën gjysmën e qeverisë në atë kohë. Sepse ai ish-ministër i Financave iku apo e përzunë sepse e dinte rëndësinë e firmave ai, se ka qenë zëvendëskryeministër ai në vitet 90 me një tjetër që për ca lojëra firmash iku në burg.

Këta që nuk e dinë rëndësinë e firmave që thonë se i kanë prej hekuri, se kanë Takun dhe Spakun dhe bëhen bedena për atë që tha aman shkoni në burg që të shpëtoj vetëm unë”, u shpreh Ilir Meta gjatë konferencës për mediat.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT