Meta thirri me urgjencë mediat, Rama i përgjigjet pa humbur kohë: Një turp kombëtar

Kryeministri Rama në një dalje mediatike pasditen e sotme e ka cilësuar si një turp kombëtar Presidentin e Republikës Ilir Meta.
Në daljen e tij pas Kongresit, Rama ka komentuar edhe konferencën urgjente të Presidentit Ilir Meta.
“Kur të mbarojë mandatin të bëjë c’të dojë”, u shpreh Rama duke pohuar se interesi i tij është që koha e Metës në presidencë të përfundojë sa më shpejt.