Moskva e fundosur: A është e vërtetë videoja e Ministrisë ruse të Mbrojtjes?

Ministria ruse e Mbrojtjes ka publikuar imazhet e para të ekuipazhit të anijes Moskva, të goditur nga një raketë ukrainase dhe të fundosur në brigjet Odessa-s.
Në një video prej 26 sekondash, komandanti i Marinës Ruse, Admirali Nikolai Yevmenov, shihet i filmuar në portin e Sevastopol-it, në Krime, teksa përshëndet dhe falënderon rreth 240 marinarë që dyshohet se i mbijetuan shpërthimit që ndodhi në bordin e anijes.
Shtabi i Përgjithshëm i Moskës vazhdon të vlerësojë tezën e aksidentit, për shkak të një shpërthimi aksidental, për t’i mohuar kundërshtarit një sukses.
Por shpjegimi nuk i ka bindur vëzhguesit.
Në bord kishte 510 anëtarë të ekuipazhit, kështu që, sipas ekspertit HI Sutton, rreth gjysma do të mungonin.
Kjo pasi disa mund të plagoseshin, të tjerët mund të ishin shpëtuar nga një anije turke, ndërsa të tjerë do të kishin humbur jetën.
Në videon e publikuar ka edhe një person që i ngjan shumë komandantit Anton Kuprin, i cili ka gradën e kapitenit të klasit të parë dhe mban një pozicion komandues.
Sipas informacionit të disponueshëm, Kuprin do të kishte ndërruar jetë në shpërthimin e ndodhur në bordin e anijes Moskva, duke u fundosur së bashku me anijen.
Sipas Sutton, prandaj video mund të datojë para fundosjes.
“Është e besueshme që videoja është e falsifikuar, por nëse do të ishte, më shumë detarë do të duhej të ishin të pranishëm”, ka thënë ai.
Megjithatë, Radio Svoboda ka gjetur konfirmimin e viktimës së parë.
Ai është Ivan Vakhrushev, kreu i sigurisë operacionale të anijes. Gruaja e tij, Varvara Vakhrusheva, dyshohet se pranoi që bashkëshorti ka ndërruar jetë në shërbim.
“Corriere della Sera”