Ndryshe nga të tjerët/ Çfarë e bën të “veçantë” ekzekutimin mafioz të Iljaz Çalit

Pak para mesnate, Iljaz Çali, u qëllua për vdekje tek mbikalimi i Rinasit. Një breshëri plumbash i morën jetën 37-vjeçarit, i cili udhëtonte me makinën “Land Rover” të marrë me qera.
Pista e vetme deri tani mbetet ajo e luftës për kapjen e galerive të kromit, për të cilën u ekzekutua vite më parë edhe miku i ngushtë i tij, Gjin Nika.
Çali rezulton të jetë shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike në vitin 2019 teksa policia i gjeti qindra rrënjë kanabisi ndërkohë që kërkonte në zonë për paratë e grabitura në Rinas.
Ekspertët e kriminalistikës nuk kanë gjetur asnjë gëzhojë në vendin ku u vra Çali, ndërkohë që në makinën e viktimës nuk janë gjetur armë apo sende të tjera të jashtëligjshme.
Por ndryshe nga atetantet mafioze të ndodhur në vendin tonë vitet e fundit, në këtë vrasje nuk u gjet ndonjë makinë e djegur rreth zonës së vrasjes. Duke përfituar nga errësira autorët janë larguar duke humbur gjurmët përmes rrugës dytësore Tiranë-Durrës.