Ndryshime në qeveri/ Kryeministri Edi Rama firmos emërimin e ri në kabinet

Endrit Hoxha është zv.ministri i ri i Arsimit. Sot, kryeministri Edi Rama ka firmosur emërimin e tij në krye të detyrës në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve.

V E N D I M
PËR

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Endrit Hoxha emërohet zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Back to top button
LAJMET E FUNDIT