“Ne jemi të vetëdijshëm se armiku…”/ Paralajmërimi i Zelensky-t: Forcat ruse duan lindjen dhe jugun e Ukrainës

“Forcat ruse duan të kapin Donbasin dhe jugun e Ukrainës”. Kështu është shprehur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky në deklaratën e tij të fundit.

Sipas Zelensky-t, forcat ukrainase po e zhvendosin vëmendjen e tyre drejt lindjes.

“Ne jemi të vetëdijshëm se armiku ka rezerva për të arritur presionin e tij në lindje”, u shpreh presidenti i Ukrainës që prej më shumë se një muaji është nën pushtimin e forcave të presidentit rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë të dielën në mëngjes u raportuan shpërthime të forta në portin strategjik jugor të Odesës në bregun e detit të Zi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT