Ngërçi Maqedoni-Bullgari për negociatat/ Rama i prerë: Nëse për 6 muaj nuk zgjidhet ndahemi nga Shkupi

Pas mbledhjes së kryesisë së Partisë socialiste, kryeministri Rama ndër të tjera ka komentuar dhe situatën për sa i përket negociatave për anëtarësimin në BE.
Rama është shprehur i prerë se nësë në fund të 6-mujorit, ngërçi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nuk zgjidhet, Shqipëria do ndahet nga Shkupi, për të vijuar rrugëtimin e vetme.
“Nuk kam asnjë surprizë, nuk jam optimist për rezultatin e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe bazuar në opinionin e qytetarëve, nëse në fund të këtij 6 mujori problemi nuk do të zgjidhet, ne do të ndryshojmë e do të ndahemi nga Maqedonia e Veriut. Uroj që Macron do të jetë i motivuar dhe në gjendje që të përdorë më shumë forcë pasi ndryshe situata në BE do të jetë shumë problematike.”- tha Rama.