Një kryeprift që mbron luftën

Patriarku rus Kirill po mbron luftën.

Në një festë dje me forcat e armatosura, kryeprifti rus tha:

“Ne jemi një vend që e duam paqen dhe nuk kemi dëshirë për luftë.

Por ne e duam atdheun tonë dhe do të jemi të gatshëm ta mbrojmë atë në mënyrën që vetëm rusët mund ta mbrojnë vendin e tyre”.

Për patriarkun e Moskës “shumica e vendeve të botës janë tani nën ndikimin kolosal të një force, e cila sot, për fat të keq, është kundër forcës së popullit tonë.

Atëherë edhe ne duhet të jemi shumë të fortë.

Kur them ne’ para së gjithash kam parasysh forcat e armatosura, por jo vetëm.

I gjithë populli ynë sot duhet të zgjohet”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT