Nuk e njeh në krye të PD, Alibeaj: Do doja të mos e thoshte goja e Berishës këtë, ai vjen hap derën dhe…

Enkelejd Alibeaj foli sot pas mbledhjes së PD-së duke komentuar fjalët e Sali Berishë se nuk e njeh si kryetar të partisë.
“Këtë historinë e mos njohjes do doja të mos e thoshte goja e Berishës nëse ka besim në atë bashkim, qoftë dhe sepse nuk është anëtar i PD, ka ardhur në mënyrë jo zyrtare, vjen hap derën, dhe unë nuk jam për të mbyllur dyer por për të eksploruar rrugët e zgjidhjes nuk vendos kushte”
Vendimi i Bashës ka qenë vendimi i kreu të partisë, vendimi i kryetarit të sapo zgjedhur me votë, një anëtarë një votë, me votë është marrë ai vendim, kjo parti ka lindur si parti me ca vlera, marrëdhënie strategjike me aleatët amerikanë, kemi mbajtur qëndrime ne për personat non-grata nga pala tjetër, të njëjtin qëndrim do mbajmë edhe për ne nëse na bie kjo gjëmë. Është fati i të gjithë atyre shqiptarëve që na besuan dhe na shohin si shpresë të vetme, PD të bashkuar dhe të fortë sipas vlerave euroatlantike.
E di ç’kërkojnë demokratët në bazë për bashkim? Një proces votimi, e dyta që ky proces të jetë i drejtë, baza e të gjithë demokratëve të jenë të certifikuara, të mos kenë përjashtime,” tha Alibeaj.