Nuk kursehet Biden dhe ndihmon sërish Ukrainën, ofron 800 milionë dollarë të tjera ndihma

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden duket se nuk ka ndërmend të kursehet dhe i ka ofruar sërish ndihmën e tij Ukrainës.

Sipas mediave të huaja Biden ka njoftuar një tjetër paketë shtesë me ndihmë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën.

Ndër të tjera bëhet me dije se kjo paketë e re vjen vetëm një javë pasi SHBA njoftoi 800 milionë dollarë të tjera për të mbështetur Ukrainën.

Thesari i SHBA ka thënë gjithashtu se do t’i ofrojë Ukrainës ndihmë të mëtejshme prej 500 milion dollarë për të ndihmuar me operacionet e qeverisë për pagat apo shërbimet e tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT