Olta Xhaçka: Burri im është në tokë të vet! S’ka përfituar asnjë centimetër nga shteti

Ditën e sotme nga Kuvendi edhe njëherë ministrja e Jashtme Olta Xhaçkanështë shigjetuar mbi konfliktin e interesit të aplikuar në statusin e investitorit strategjik ndaj bashkëshortit të saj Artan Gaçit.

Këtij të fundit iu vu në përdorim një zone bregdetare në Himarë për resortin “Dreamades Luxury Suites” për një periudhë 30-vjeçare.

Kompania që do e ndërtojë resortin është AG.TTC Sh.p.k në pronësi 100% te ish-deputetit socialist dhe bashkëshortit të ministres së Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Kjo e fundit iu përgjigj akuzave sot se burri i saj ishte në tokë të tij dhe nuk i ka marrë asnjë centimetër tokë shtetit shqiptar.

”Burri im është në tokë të vetë dhe në pronë të vet dhe nuk ka përfituar asnjë centimetër nga shteti shqiptar,”-deklaroi ajo ndër të tjera.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT